Negociatat VV-LDK drejt dështimit, Glauk Konjufca rendit arsyet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Negociatat VV-LDK drejt dështimit, Glauk Konjufca rendit arsyet

    Insajderi
    04 December 2019 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Glauk Konjufca, njeriu i dytë më i votuar në VV ka folur për mosmarrëveshjet mes VV-së dhe LDK-së lidhur me ndarjen e pushtetit për qeverisje të ardhshme.

    “Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, ka thënë mbrëmë Konjufca në Pressing.

    Tutje, ai tha se VV-ja nuk e priste këtë kushtëzim.

    “Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse, siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”.

    “Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”,

    Konjufca tha se edhe pse kanë dalë fitues të zgjedhjeve kanë bërë kompromise që të lidhin koalicion me LDK-në.

    “Ne kemi bërë shumë kompromise që të qeverisim së bashku me LDK-në”.

    “Faktikisht jemi të zhgënjyer me fazën e dytë të negociatave. Në pjesën e parë ishim shumë të kënaqur dhe kaluam shumë mirë. Kemi mbi 30 faqe të shkruara detajisht për programin qeverisës. Është një program shumë i detajuar se çka do të bëjmë”.

    “Ne bëmë një kompromis dhe lejuam që Isa Mustafa të zgjedhë i pari ministrinë që dëshirojnë. Ata zgjodhën pikërisht MPB-në”.

    Ai tha se VV-ja ka propozuar ndarjet ministrore në mënyrë të barabartë, por Presidenti të jetë i padiskutueshëm.

    “Ky është kompromisi ynë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”.

    Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV-së do të jenë pjesë e Kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

    Ai ka thënë se gjatë negociatave për marrëveshjen e koalicionit, Vetëvendosja nuk ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës 7 ministri në këmbim të postit të presidentit.

    “Nuk ia kemi kërkuar LDK-së 7 ministri në këmbim të postit të presidentit”.

    Ndryshe, LDK-ja dhe VV-ja nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK-ja kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

    Lexo edhe: 

    Kunjat VV-LDK – a do të takohen sot Isa Mustafa dhe Albin Kurti?

    Intervista e plotë: 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark