Insajderi
Lajme

Nehat Idrizi fillon punën si kryesues i Këshillit Gjyqësor

Insajderi
08 March 2016 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nehat Idrizi ka marrë sot detyrën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është bërë të martën ambientet e KGJK-së ku  z.Enver Peci, kryesues i deritanishëm ka bërë dorëzimin e kësaj detyre tek kryesuesi i zgjedhur z. Nehat Idrizi.

Sipas njoftimit të KGJK-së, kryesuesi i ri z. Idrizi, falënderoi z. Peci për angazhimin e tij të deritashëm për punën dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar. Gjithashtu, ai premtoi se do të punojë në të mirë të gjyqësorit

Enver Peci do të vazhdoi punën e tij si gjyqtar në gjykatën Supreme të Kosovës./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark