Insajderi
Lajme

Nën ndikim të alkoolit dhe me thikë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Insajderi
05 June 2026 - 08:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nën ndikim të alkoolit dhe me thikë, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stacioni policor në Ferizaj ka pranuar dje një informatë lidhur me një person i cili, në rrugën “Shaqir Hasani”, nën ndikimin e alkoolit, kishte shkaktuar shqetësime në rrugë.

Gjatë ndalimit nga zyrtarët policorë, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë). Më pas, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor nga njësitet reaguese.

Pas testimit me alkooltest, ka rezultuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.79 promila.

Me vendim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark