![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Insajderi sot ka publikuar video inqizime të logopedit, Iljasa Fazliu teksa e keqtrajton një vajzë të mitur në ordinancën e tij AAR logo + në Gjilan. Insajderi ka mësuar se familja e vajzës kishin paguar 250 euro për seanca po atë ditë.
Nëna e pesë vjeçares kishte disa herë që po e dërgonte vajzën në atë ordinancë, pas disa seancave nëna kishte vërejtur se vajza e saj nuk kishte aspak përmirësim madje gjendja e saj vetëm sa përkeqësohej.
Ajo dyshoi në keqtrajtim nga stafi i ordinancës, ku me këtë rast familjarët e inqizuan njërën nga seancat aty. Në videon e siguruar nga Insajderi logopedi, Fazliu dëgjohet duke e sharë e ofenduar vajzën e mitur pa pushim.
Insajderi mëson se atë ditë vajza kishe shkuar të mbaj dy seanca, të katërën dhe të pestën me radhë. Ajo pagoi 250 euro.