×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nëna e Astrit Deharit ‘paraqitet’ në emision live ku po intervistohet Abazi – këtë pyetje ia parashtroi

    Insajderi
    16 February 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehar i ka parashtruar një pyetje deputetit, Haki Abazi i cili sot hodhi akuza se Vetëvendosje qëndron prapa humbjes së mostrave të Deharit.

    Xhemile Dehari ka kërkuar nga Abazi që ta di se kush qëndron prapa informacioneve që Abazi po i jep.

    “Prej kur është duke u marrë me hetimet për Astrtin, se kur e vranë tha se është vetëvrasje. Qysh ka mujt me ditë atëherë. Dhe sot se si u humbën mostrat e Astrit le të flet me emra se prej kujt i merr këto informata”, është pyetja që moderatori Panduri ia ka lexuar deputeti Abazi.

    Abazi ka mohuar se ndonjëherë ka thënë se Astrit është vetëvra.

    “Nuk e kam thënë kurrë, këto janë propaganda se unë jam deklaru për rastin e Astrit Deharit. Asnjëherë (skam thënë që ka krye vetëvrasje)”.

    Sot Haki Abazi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka akuzuar rëndë partinë e tij në pushtet, duke thënë se ekzistojnë video-incizimet ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit Astrit Dehari. Ka thënë se kryeministri Albin Kurti e të tjerë duhet të merren në pyetje nga Prokuroria për rastin.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark