Insajderi
Lajme

Nëna e Martin Canit në protestë: Duam drejtësi, jam nënë që rroj me dhimbje

Insajderi
13 June 2026 - 21:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nëna e Martin Canit në protestë: Duam drejtësi, jam nënë që rroj me dhimbje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëna e Martina Canit, Florina Cani ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj dhe të gjithë fëmijët që humbën jetën padrejtësisht.

“Mendova të bashkohem me ju e të ngre zërin për fëmijën tim e për shqiptarët kudo që janë. Duam siguri, e çova në shkollë dhe nuk m’u kthye, jo nga paedukata por nga pakujdesia e tyre qe kanë degraduar arsimin dhe shëndetësinë e të gjitha me radhë. Kam 18 muaj që protestoj, më mbushet zemra plot që e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit. Dua drejtësi. Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama. Duam drejtësi. Këtu sot e ngre zërin edhe për Eraldon në Korcë, po flas për zërin e tyre. Flas edhe për Erionin dhe Leo Sadikun. Jam nënë që rroj me dhimbje dhe i kujtoj çdo ditë se kanë ikur nga pakujdesia e këtyre. Gjithashtu dua të përmend ata që ikën në mënyrë të padrejtë se i shtypin makinat në rrugë se nuk kanë siguri. Martinin mund ta kishim sot nëse do funksiononte aparatura e zemrës, por nuk funksionte. Fëmijë ishin, qeveria nuk ka asnjë kusht për fëmijët tonë”, tha ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark