Insajderi
Lajme

“Nëna e pa të birin të vrarë në një dhomë të shtëpisë”-Detaje nga Gjilani, ku babai dyshohet se e vrau djalin e tij

Insajderi
12 October 2026 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nëna e pa të birin të vrarë në një dhomë të shtëpisë”-Detaje nga Gjilani, ku babai dyshohet se e vrau djalin e tij
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E diela doli të jetë e kobshme për familjen Arifi nga fshati Pogragjë i Gjilanit.

53-vjeçari Remzi Arifi dyshohet se privoi nga jeta të birin e tij 29-vjeçar, për motive që ende mbeten të paqarta për organet e hetuesisë. Të shtënat me armë zjarri në drejtim të të riut ndodhën brenda shtëpisë së tyre.

Persona që e njohin familjen, në kushte anonimiteti,për Klanin kanë dhënë detaje lidhur me këtë tragjedi.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se trupi i të riut u gjet nga nëna e tij në njërën prej dhomave të shtëpisë, menjëherë pasi ajo dëgjoi krismat e armës në momentin kritik.

Bashkëshortin e pa duke ikur, e trupin e fëmijës të mbuluar me batanije.

“Nëna e viktimës i ka dëgju dy krisma, e ka pa dorasin duke ikur me veturë të tipit Suzuk, kur ka hy brenda e ka gjet djalin të vrarë dhe të mbuluar me qebe”, ka dekaruar i njëjti për Klanin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark