×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna e Xhenetës: Komuna ma vrau fëmijën

    Insajderi
    09 June 2016 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nëna e Xheneta Gashit, vajzës 3-vjeçare që humbi jetën pasi u shemb muri i një shtëpie te vjetër në Prizren, ka rrëfyer sesi Komuna e Prizrenit, dy javë para se të ndodhte tragjedia ka hequr disa drunj të vendosur në shtëpi.

    “Para se ne ndodh rasti, para dy jave, ka ardh Komuna, i kam qit do druna dhe drrasa se shkaku mos me ra muri te fëmijët, ka ardhur Komuna me Polici dhe inspektorë, me një kamion i ka hequr krejt drrasat. I thash: ‘ma mos mi heq drrasat se kanë me mi mbyt fëmijët dhe një inspektore Ajshja ma bëni ik mori flliqtajkë’”, ka rrëfyer Lirie Gashi në një intervistë për emisionin “Info magazine”.

    E pikërisht dy javë pas kësaj historie, muri i shtëpisë ngjitas ku jetonte Lirie Gashi, do të rrëzohej dhe  do ta mbyste vajzën e saj.

     

    “Ja nisi shtëpia me ra dhe e hoqa një herë qiken por më pas e zuri dheu dhe filloi të qes gjakë prej hunde e goje. E kam kap shpejt e shpejt e kam qu te doktori dhe fillimisht më tha se është gjallë. Por mas 5 minutave më tha doktori se ka vdekur dhe nuk kam ditur asgjë më”, ka thënë Lirie Gashi.

    “Mos të kish ardhur Komuna me ma prish shtëpinë, sot çiken gjallë e kisha. E kam thirr katër herë komunën dhe nuk kanë ardhur asnjëherë”, ka thënë nëna e Xhenetës teksa ka plasur në vaj. /Insajderi.com

    Lexoni sesi ka ndodhur gjithë tragjedia në Prizren, të hënën pasdite.

    Tragjedia në Prizren në 11 lajme

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark