×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i VMRO-DPMNE konfirmon nisjen e bisedimeve, paralajmëron qeveri me VLEN

    Insajderi
    09 May 2024 - 20:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, te kampi maqedonas fitues absolut është VMRO-DPMNE me 58 mandate deputetësh.

    Ndërsa te kampi shqiptar fitues doli Fronti Europian me 19 mandate deputetësh. Megjithatë, gjatë formimit të qeverisë, ashtu edhe siç ka paralajmëruar vet kreu i VMRO-DPMNE-së Kristijan Mickoski, do ta anashkalojë Frontin Europian dhe do t’i fillojë negociatat me koalicionin VLEN.

    Këtë e konfirmoi sot edhe nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski. Ai tha që komunikimi mes dy palëve tanimë ka filluar. /TetovaSot

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark