×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkrimi abuziv – Kurti emëron njerëzit e lidhur me Osmanin e Pecin në komisionin për sekretar të ministrisë së Gërvallës

    Insajderi
    23 April 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen elektronike ka themeluar komisionin për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë pozitë janë emëruar persona që janë të lidhur me pushtetin. Jeton Qela, miku i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, dhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes se vendit, do jenë ata që do vendosin për pozitën sekretar të ministrisë së Gërvallës, shkruan Insajderi.

    Ky komision i themeluar nga Kurti kryesues do ketë Jeton Qela, që mban pozitën U. D. Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Ndërsa Venera Çerkini, U. D. Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do jetë anëtare.

    Të dy janë të afërt me Qeverinë dhe se mund të quhen persona të besueshëm për pushtetin.

    Jeton Qela është mik me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

    Ata janë mjaft të afërt me njëri tjetrin ku shpesh janë shfaqur edhe duke pirë kafe së bashku.

    Insajderi ka raportuar më parë se si Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi kishte avancuar shokun e Faton Pecit.

    Ndërsa Venera Çerkini, vajza e tezes së presidentes Vjosa Osmani, që u emërua anëtare në Komision, tashmë është emër i njohur për publikun, shkak i përfitimeve që mori nga qeveria.

    Tezakja e presidentes Osmani, Venera Çerkini, në shkurt të vitit të kaluar ishte përzgjedhur në pozitën e drejtoreshës së Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo.

    Sipas raportimeve, ajo ishte një nga kandidatet kryesore për këtë pozitë për shkak të lidhjeve familjare me presidenten e Osmani, gjë që u vërtetua më vonë ku zonja Çerkini fitoi garën për pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë kundër Menderes Ibra dhe Lebibe Haliti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark