×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nënshkroi marrëveshje me Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, Balaj e LDK-së ka disa pyetje për drejtoreshën e arsimit

    Insajderi
    19 January 2023 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoresha e drejtorisë për arsim në komunën e Gjilanit, Albana Demiri ka njoftuar sot se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes qendrës së Shëndetit Mendor në Gjilan dhe DKA-së në këtë qytet.

    Ajo shkroi se përmes këtij bashkëpunimi do të ofrohen shërbime në shkolla tek nxënësit por edhe tek mësimdhënësit.

    Disa nga to janë parandalimi i çrregullimeve mendore nëpërmjet intervenimit të hershëm, kujdesi për shëndetin mendor në vendin e punës e njohur si “Burnout”, parandalimin e Mobing-ut mes kolegëve të punës dhe këshillime grupore për stafin para pensional rreth tejkalimit sa më të lehtë të kësaj faze.

    Kjo marrëveshje u kritikua nga këshilltarja e grupit të Lidhjes Demokratike në Gjilan, Afërdita Balaj.

    Ajo përmes një postimi në facebook, ka shkruar se po habitet çdo ditë e më shumë nga drejtoresha Demiri.

    Sipas saj, përmes këtij bashkëpunimi, drejtoresha ka cënuar të drejtën personale për tu kontrolluar detyrueshëm.

    “Kjo e paska vendosë me na e cenu të drejtën personale me na kontrollu detyrueshëm, pra, me një fjalë me na dergu në spital psikiatrik! Mendojeni, drejtoresha ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e shëndetit mendor në Gjilan për këtë çështje”, ka shkruar Balaj në facebook.

    Duke e quajtur “çmenduri të llojit të vet” bashkëpunimin e DKA-së, për këtë çështje ajo ka parashtruar gjithashtu edhe disa pyetje.

    Duke nisur nga autorizimi që ka drejtoresha, a është bërë konsultimi me mësimdhënësit paraprakisht dhe çka përmban më shumë ky dokument.

    ” Nga kush jeni të autorizuar të nënshkruani këtë marreveshje? A ka qenë kjo pjesë e planit të punës suaj apo Kryetarit? A i keni pyt mësimdhënësit se çka mendojnë për këtë qështje? A e keni menduar ju se ky veprim e kjo marrëveshje e cenon rëndë personalitetin e tyre? A ka kosto financiare kjo? Ku do t’i merrni mjetet? Duam transparencë më shumë qka përmban ky dokument? Çmenduri e llojit të vet!”, ka shkruar ajo në facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark