Nënshkruhet armëpushimi historik ndërmjet qeverisë dhe FARC-ut në Kolumbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nënshkruhet armëpushimi historik ndërmjet qeverisë dhe FARC-ut në Kolumbi

    Insajderi
    24 June 2016 - 08:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kolumbisë dhe grupi kryengritës majtist, FARC, e kanë nënshkruar marrëveshjen finale të armëpushimit, duke i sjellur palët më afër njëra-tjetrës, për përfundimin e konfliktit 50 vjeçar.

    Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, dhe lideri i FARC-ut, Rodrigo Londono, i njohur si Timochenko, mbrëmë janë përshëndetur me shtrëngim të duarve, pasi negociatorët e nënshkruan marrëveshjen në ceremoninë e organizuar në kryeqytetin Havana të Kubës.

    “Kjo është ditë historike për vendin tonë”, tha Santos dhe ka shtuar se “e kemi përfunduar konfliktin e armatosur me FARC-un”.

    Nga konflikti në Kolumbi, që ka filluar në fund të viteve të 60-ta, si kryengritje fshatare për të drejta të tokës, janë vrarë së paku 220 mijë vetë, ndërsa afro 7 milionë njerëz janë zhvendosur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark