"Nënshtetësi suedeze" - Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nënshtetësi suedeze” – Shteti suedez deklarohet për vrasjen e Liridona Murselit

    Insajderi
    30 November 2023 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, e cila mbeti e vrarë mbrëmë gjatë një grabitje, kishte nënshtetësi suedeze.

    Mediat suedeze kanë marrë konfirmimin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Suedisë sot gjatë ditës lidhur me vrasjes së gruas të Naim Murselit, ish këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

    “Ministria e Punëve të Jashtme është në dijeni se një grua suedeze rreth të 30-ave, me origjinë nga Götaland, ka vdekur më 29 nëntor në Kosovë. Të afërmit e gruas janë njoftuar. Për sa i përket shërbimit konsullor, nuk kemi asnjë informacion shtesë për të dhënë për rastin individual”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së suedeze për “Aftonbladet”.

    Liridona Murseli, gruaja e Naim Murselit, dyshohet të ketë mbetur e vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit të mërkurën rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve të para, Murseli bashkë me gruan kanë qenë në veturë, ku si pasojë e të shtënave, gruaja e tij mbeti e vdekur, kurse ai dhe fëmijët kanë shpëtuar.

    Dy grabitës, njëri prej të cilëve mësohet se ka qenë i armatosur me armë zjarri, dyshohet se kanë marrë sendet me vlerë të familjes para se gruaja të qëllohej për vdekje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark