Në Malin e Zi, janë regjistruar 639 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe nëntë njerëz kanë vdekur si rezultat i virusit, raportojnë mediet malazeze.
Në Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi thonë se janë analizuar 2.003 mostra për koronavirus, nga të cilat 639 rezultate ishin pozitive. Pretendohet se shumica e infeksioneve të reja janë në Podgoricë, ku janë regjistruar 294 raste të reja të infeksionit me koronavirus.
“Nëntë vdekje u raportuan në Institut edhe atë nga dy në Podgoricë, Beran dhe Plevle, si dhe nga një pacientë në Bijello Pole, Tivar dhe Ulqin. Më i moshuari ishte 86 dhe më i riu 56 vjeç. Numri i përgjithshëm i vdekjeve si pasojë e infeksionit që nga fillimi i qershorit është 405, dhe nga fillimi i vitit 414”, kumton Instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të koronavirusit në Mal të Zi aktualisht është 10.207.
Mali i Zi ka afërsisht 10.000 njerëz të infektuar aktivë./Insajderi.org.