×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Nepotizëm edhe në tender- Vjehrri i drejtoreshës shpërblehet me mbi 260 mijë euro në Obiliq

    Insajderi
    23 February 2023 - 14:25

    Një kontratë në vlerë prej 267 mijë eurove nga Komuna e Obiliqit iu dha vjehrrit të drejtoreshës për Mbrojtje të Mjedisit, Fitore Hashani, shkruan Insajderi.

    Në tenderin e hapur nga Komuna e Obiliqit për shërbimin “Pastrim i mbeturinave ilegale, rrënimi i objekteve, pastrim i shtratit të prrockave-lumenjëve e shërbime tjera publike dhe për raste emergjente”, përfitues u zgjodh ‘EING COM SH.P.K” në pronësi të Naser Hashanit, vjehrrit të drejtoreshës, Fitore Hashani.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar drejtoreshën Hashani në lidhje me këtë tender. E njëjta ka mohuar se ka ndikuar në përzgjedhjen e fituesit.

    Sa i përket pyetjes tuaj aspak nuk qëndron, pozita ime këtu ka të bëjë me punët për të cilat jam emëruar e të cilat i kryej me përgjegjësi“, ka thënë drejtoresha nga Drejtoria për Mbrojtjet e Mjedisit, Fitore Hashani.

    Komuna e Obiliqit hapi tenderin me 20 tetor 2022. Në këtë tender aplikuan shtatë kompani.

    Kompania e Naser Hashanit, vjehrrit të zyrtares së lartë komunale, konkurroi në konzorcium me një kompani tjetër. Me kompaninë Daut Hashani Obiliq. Ky konzorcium i këtyre dy kompanive, bazuar në dosjen e këtij tenderi, kishte ofruar çmimin më të lirë në krahasim me 6 operatorët tjerë.

    Kjo kontratë është e tipit kornizë dhe është në kohëzgjatje prej tri vitesh. Kontrata ka hyrë në fuqi me 30 janar 2023 dhe përfundon me 29 janar 2026, raporton Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark