×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Nepotizëm ‘krejt dhe drejt’, nëna e këshilltarës se Nagavcit punësohet në Universitetin e Gjakovës- bija e saj flet për Insajderin

    Insajderi
    15 September 2022 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në pozitën anëtarës se Këshillit drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Valbona Puka-Gola e cila është nëna e këshilltarës politike të Nagavcit Arrita Golës. Por, në një prononcim për Gazetën Insajderi kjo e fundit e cila është edhe pjesë e kabinetit të Ministrës tha së ishte lëshim teknik dhe së nëna e saj nuk do të jetë pjesë e Universitetit të Gjakovës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin në të cilin thuhet se Valbona Puka-Gola është emëruar nga Ministrja e Arsimit.

    Edhe në web-faqën zyrtare të MASHT figuron emri i Arrita Pukës të cilës ju punësua nëna.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me këshilltarën e Nagavcit ajo tha se nuk ka qënë në dijeni të një vendimi të tillë dhe e quajti gabim Teknik.

    Une nuk kam qene e informuar per kete vendim (e kuptova nga mesazhi juaj). Kontaktova edhe me kabinetin dhe me njoftuan se eshte bere leshim teknik ne citimin e emrave. Ju lutem, cfaredo vendimi te leshuar konsideroni si te pavlefshem, sepse nena ime nuk eshte pjese e KD te Universitetit te Gjakoves”, tha ajo.

    Tutje Gola shtoj se ky vendim nuk vlen dhe do të korigjohet.

    Nena ime nuk eshte njoftuar per ndonje propozim te mundshem, e as nuk eshte njoftuar per ndonje vendim te tille, as permes telefonit e as permes kanaleve zyrtare te komunikimit, sic do te duhej sipas ligjit per proceduren e pergjithshme administrative. Prandaj vendimi nuk vlen dhe do te korrigjohet”, tha ajo për Insajderin.

    Kjo nuk është hera e parë që përmendet emri i ministrës  Arbërie Nagavci për nepotizëm. Ajo në prill ka përzgjedhur dhe rekomanduar për bursa studimi në universitete të huaja disa militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë edhe djalin e deputetes të kësaj partie, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark