×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Neptun dhe Rowenta gëzojnë kopshtet e fëmijëve në Prishtinë në formë unike

    Insajderi
    26 December 2019 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Neptun dhe Jumbo si pjesë e Grupit Balfin dhe këtë vit në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës përzgjodhën katër kopshte të fëmijëve në Prishtinë për të ndarë dhuratat e festës së fundvitit.

    Neptun dhe partneri i tij Rowenta dhuratën e festës për fëmijët e këtyre kopshteve e kanë menduar në terma afatë-gjatë si një formë investimi për të ardhmen në perpjekjen e vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, duke dhuruar kështu pasjisje për pastrimin e ajrit, nisur nga vlerat tejet të larta që shënon ndotja e ambientit këtë përiudhe. Veç tjerash forma që Neptun dhe Rowenta zgjodhën të bëjnë urimin e festës për këto kopshte ka në fokus vetëdijësimin dhe sensibilizimin e komunitetit për me shumë vëmendje drejtë këtij fenonomeni që në vendin tonë po merr trajtën e një rreziku që kanos të gjithë duke rrezikuar më shumë kategoritë me të ndjeshme siç janë fëmijët dhe të moshuarit.

    Përderisa lodrat e ndryshme që kishte përzgjedhur Jumbo e bënë festën e fëmijëve akoma dhe më emocionuese duke i shtuar entuziasmin që solli Babadimri teksa i’u bashkua aktivitetit që ata kishin përgatitur. Kopshtet që përfituan nga kjo inciativë ishin: “Fatosat”, “Yllkat”, “Dielli” si dhe “Ardhmëria”, të gjitha këto nën udhëheqjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

    “Ne si Neptun në bashkëpunim me partnerin tonë Rowenta zgjodhëm të bëjmë urimin e festave të fundvitit në një formë më unike, si një investim në terma afatë-gjatë që i referohet përmirësimit të cilësisë së jetës në përditshmëri duke dhuruar pasjisje për pastrimin e ajrit, nisur nga vlerat alarmante që ndotja e ambientit shënon në këtë kohë dhe jo vetëm në mjediset e jashtme por si rrjedhojë e kësaj dhe në ato të mbyllura ku në përiudhë dimri kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Prandaj ftojmë të gjithë që të adresojnë vëmendjen e tyre në përmiresimin e kualitetit te jetës dhe të shtojnë dozën e kujdesit duke investuar sot që më të vegjlit tanë të gëzojnë shëndet, duke i mbrojtur nga sëmundjet e ndryshme që ky ajër i mjegulluar po na rrezikon të gjithëve. Përderisa Jumbo gëzoi fëmijët me lodra të ndryshme duke bërë festën e tyre akoma dhe më të hareshme– deklaroi Kaltrina Hoxha, Drejtoreshë Marketingu në Neptun.

    Neptun është zinxhiri i shitjes me pakicë me një linjë të gjërë të pajisjeve elektronike si: TV / Audio / Video, produkte dhe aksesorë të It-së, Smartphone , Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit. Neptun është pjesë e grupit Balfin dhe degë e Neptun International.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark