Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ardian Kastrati, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Qeverinë Kurti për shtypjen e mësuesve nga ta, pasi sipas tij kjo bëhet me qëllim që t% largohet vëmendja nga kriza ekonomike e energjetike.
Ai tha se Qeveria po “pështynë” në kategorinë më të vlefshme të shoqërisë, megjithëse kjo nuk e habit pasi Kastrati tha se edhe veteranët e luftës, Murati i krahasonte me mercenarë.
“Ju që po implementoni një lloj vendimi për m e i ndalu pagat po dilni pionier te rrezikshëm sesa te Sinan Hasanit e Fadil Hoxhës, po pështyni ne kategorinë me te vlefshme qe ka kjo shoqëri, nuk befasohem qe pështyni ne ta sepse edhe me veteranet e luftës keni bërë kështu, ky djaloshi i ka krahasu me mercenar”, tha Kastrati.
Ai tha se kjo bëhet me arsyen që të largohet vëmendja nga kriza ekonomike dhe energjetike, me video propaganda.
“…ju po doni ta spostoni vëmendjen nga kriza e madhe ekonomike, energjetike, fukarallaku, hini në video propaganda, që jeni të specializuar për ato, hini boni 20 vjeçali, 20 vjeçali, 20 vjeçali, cili 20 vjeçar u shkatërru 20 vjet” , shtoi Kastrati në seancë.