×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Nervozohet’ pak ministrja Gërvalla: Po flasim si në klasë të dytë

    Insajderi
    08 December 2022 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E para e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ftuar në emisionin Context, pati një moment ”jo shumë të këndshëm” gjatë transmetimit.

    E pyetur nga gazetari në lidhje me kritikat që e njëjta mori pas reagimit për raketat në Poloni, Gërvalla filloi të flas me një ton tjetër në studio, duke iu drejtuar gazetarit se kjo bisedë i tingëlloi sikurse në nivelin e klasës së dytë.

    Ajo tha se nuk është e gatshme të merret me lojëra të shkollës fillore.

    “Duket se po flasim si ne klasë të dytë kur dikush thotë ouu e the këtë të nxuna të kapa, politika nuk është me te nxanun, po të mos ishte Rusia raketeta s’do shpërthenin, unë nuk jam e gatshme të merrem me lojëra të shkollës fillore… jam e sigurt qe mesazhet politike të Kosovës janë të rëndësishme, dhe nëse dikush mendon që duhet të merret me komente të natyrës denigruese, jam dakord sepse secili duhet të bëj punën e tij”,tha Gërvalla

    Minuta 35:40-36:43

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark