×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nervozohet Visar Ymeri? Dëgjohet duke thënë fjalë të çuditshme në debat televiziv

    Insajderi
    13 February 2023 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Visar Ymeri është dëgjuar në emisionin e sotëm të Debat Plus derisa duket se shpreh nervozë që nuk i erdhi radha për të dhënë mendimin e tij për një periudhë të gjatë. Ai ka thënë fjalë të çuditshme në një komunikim që ndoshta s’ishte i destinuar që të dëgjohej nga shikuesit.

    Valla s’po m’len qiky Ermali se kisha dalë qatje, kisha pi…” – besohet që i thotë Ymeri bashkëbiseduesit Dardan Gashi, po ashtu opinionist.

    Para tij, kishin folur me radhë të gjithë panelistët e tjerë të emisionit derisa në një moment moderatori Ermal Panduri i jep fjalën edhe Ymerit por radhën e merr sërish Astrit Gashi.

    Në debatin e sontëm në këtë televizion u diskutua për fjalët e reja që i tha kryeministri Kurti për planin franko-gjerman dhe për reagimin e partive opozitare në parlamentin e Kosovës.

    Më pas, kur e mori fjalën Ymeri u shpreh se Kurti “na ka mashtru” kur kishte thënë që plani franko-gjerman ishte i negociueshëm ndërkohë që sot u shpreh se qysh më 20 janar emisarët evropianë i kishin thënë që ky është pranë formatit “merre ose lëre”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark