×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Nëse budallakia ish kanë sport, VV 3 vendet e para i kish nxanë”, ‘nervozohen’ qytetarët pas videos propagandistike

    Insajderi
    12 January 2023 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Publikimi i videove nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas tyre kushtuar sukseseve të Qeverisë Kurti tashmë po konsiderohet klishe. Këto video nga qytetarët e opozitarët po quhen si propagandistike.

    Videoja e fundit e publikuar nga ky subjekt ngjalli shumë reagime, duke nisur nga titullimi “çka ka, çka s’ka” e deri tek përmbajtja.

    Gazeta Insajderi ka grumbulluar disa nga komentet e qytetarëve në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje, shumica prej të cilave ishin negative.

    Një qytetar thotë se nëse budallallëku do të ishte sport olimpik, sipas tij VV do të fitonte 3 vendet e para.

    “Nëse budallakia ish kanë sport olimpik, Vetëvendosja 3 venet e para i kish nxanë”, ka shkruar ai në koment.

    Komentuesi tjetër men ironi ia ka përmendur shefit të ekzekutivit premtimin e tij për bashkimin kombëtar.

    “Plus përimtimi i përjetshëm i VV-së, për Bashkim Kombëtar është realizuar gjate këtyre dy viteve”, ka shkruar ai

    Një tjetër qytetar thotë se ka gënjeshtra që si qytetarë nuk i kanë pritur. Tha se gjithashtu ka zhdukje të mostrave të Astrit Deharit.

    “Ka rrena që si kemi pritë! Ka mospunë efektive! Ka devalvim shumë të madhë të mjeteve që i keni shti turshi! Ka zajednicë! Ka zhdukje të mostrave ‘Dehari’! Ka dorëzim të shtetit karshi terroristëve!! Ka ministra që e lujnë;prokurorin,gjykatësin,dreqin e t’birin!! Ka …! Po,ska dokumente identifikimi!! Po,ska të ndalur trendi i ikjes nga vendi!! Po,ska asnjë pikë shpresë me j…!!”, thuhet në atë koment.

    Anash nuk u lanë as krahasimet e videos së Vetëvendosjes me shtëpinë filmike “netflix” dhe serialin e famshëm “La Casa de Papel”.

    “Doni me lon permas Netflix edhe La Casa de Papel, çfare filma pi boni ju”, thuhet aty

    Për të ia kujtuar simpatizantëve të VV-së pasurimin e pushtetarëve ishte kujdesur një tjetër qytetar. Sipas tij me qeverisjen Kurti janë bërë shumë vjedhje dhe pazare.

    “po kujt po ja numëron këto rrena? po ti marr shembull veq disa fabrika, nuk ka me privatizu se nuk ekzistojnë fabrika të shtetit. vjedhje u bene ne pite te ditës 2 ml € qe u ndan gjija per Luginën e Preshevës. 11€ ju fale serbëve per rrym. U privatizun të gjitha bordet. U pasurun te gjith qeveritarët duke filluar prej Presidentes. u vodhen dosjet ne pik te dites( dosja Dehari) edhe u ben pazare me vuqiqin per barikadat. etj etj. Por ne këto rrena besojnë siq thot Milaim Zeka vetëm ata njerëz qe e kane trurin nen mesin e barkut”, pohon qytetari përmes komentit.

    Qytetarë të tjerë të thënat në video i kanë krahasuar me genjeshtrat e Burdushit. Gjithashtu janë përmendur edhe rastet që kanë tronditur qytetarët e Kosovës. Kanë përmendur ngjarjet nga vrasja e Hamide Magashit, futja e foshnjës në lavatriçe, rrahja e gruas së moshuar në shtëpinë për kujdesin e moshës së tretë “Orenda” në Pejë dhe raste të tjera të njohura për publikun.

    “As Burdushi se ka mashtrue popullin sa na ka mashtrue Neve Albini , 2 vite gati 120.000 mije Banor e nshuan Kosoven , provat e Deharit ku janë vjedhje ne ministrin e EDrejtdis , Drejtsi e shtetit për vrasjen ne oborr te Spitalit, Foshnja ne Ne Spital te Pejes ne Lavatriqe Rrahja e Nanes se moshuar ne kujdesje ,Vajza e Mitur 11 vjeqare , e qita Miljonet e Berishajt kush i vjedhi hajni tipike hajni Pa zhurum Jan kta Turp”, ka thënë një komentues, transmeton Insajderi.

    Një komentues tek faqja e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar gjithashtu edhe për punsimet partiake në borde e pozita të tjera udhëheqëse.

    “E para ka vjedhje e dëshmive e Astrit Deharit.Radojqiqi rrena e kullume, e keni pas në barrikada, Rakiqin dhe z,min i Kurtit. Për vjedhjen e dy milionë eurove hajnat janë në burg. Punësimet familjare shikoni bordet dhe ministrinë e bujqësisë dy motrat e Cvekdhës ku janë punësuar e qika e tezës së presidentes. RENCA RENCA sju pin ujë mooo Zajednic Zajednic ju paska hi frika në palc prodhoni filma sat mundeni kot i kini”, thuhet aty.

    Të tjerë e kanë cilësuar Qeverinë Kurti edhe si partinë më të dobët që nga paslufta.

    “Qfar suksese more injoranta, e murret nqaf ni popull me shpifje e mashtrime, asni pun e vetme qe 2 vite. E knej dilni shitni men , praktikanta tlodht Qeveria ma e lodht qe nga paslufta, 0 efektivitet npun , gojen plot tu i thurr lavde vetes, turp turp per ju!”, thuhet në atë koment.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark