Deputeti, Haki Abazi është pyetur se si do të vepronte ai nëse Kurti do t’ia ofronte ndonjë pozitë ne Qeveri. A do të fliste për këto afera edhe po ta kishte postin e zëvendëskryeministrit apo ministrit, shkruan Insajderi.
Abazi beson se pikërisht për arsye se do të fliste për “afera” brenda nuk iu është besuar ndonjë post.
“Unë mendoj që arsyeja pse nuk më është ofruar pozita e zëvendëskryeministrit herën e dytë apo e ministrit është sepse pikërisht do ti nxjerrja gjitha aferat, do t’i ndjekja në rolin e zëvendëskryeministrit kemi bërë shklakrime të figurave që kanë bërë shkelje ligjore”, tha ai në Debat Plus.
“Me ose pa arsye ka ndodhur që unë të mos jem në pozitën, por po të isha sigurisht që do të bëja gjënë që kemi premtuar luftë për drejtësi, luftë kundër krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Abazi.
Kujtojmë që në Qeverinë Kurti 1, Haki Abazi kishte postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës ndërsa su veprua njësoj në Qeverinë Kurti 2.
Ai në këtë debat deklaroi se nuk ka votë kundër Qeverisë Kurti.
Sot deputeti, Haki Abazi ka mbajtur konferencë shtypi në hollin e Kuvendit të Kosovës. Nga aty ai hodhi akuza të rënda kundrejt Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit. Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i Abazit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe largimin nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.
Gjatë kësaj konference, ai ka akuzuar pushtetin, në krye me kryeministrin Albin Kurti, se duhet të intervistohen për zhdukjen e mostrave të aktivistit Astrit Dehari. Sipas tij, ka video që tregojnë se kush i ka marrë mostrat nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Akuza ka hedhur edhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë të VV-së për “ngufatje të zërit të deputetëve”.
/GazetaInsajderi.