Lëngu i përgatitur nga majdanozi është konsideruar si një ndër recetat më të mira për ta nisur ditën, sidomos nëse je në grupin e atyre njerëzve që duan të bien nga pesha në një kohë të shkurtër. Rezultatet e kësaj përzierjeje kanë arritur edhe në eliminimin e 3 kg në 5 ditë.
Lëngu i freskët nga majdanozi është i pasur me përbërës që ndihmojnë qarkullimin e oksigjenit në organizëm dhe nevojitet për funksionimin normal të gjëndrave të veshkës dhe tiroideve. Majdanozi është i shkëlqyeshëm edhe kundër gurëve në veshka, por gjithashtu ndikon edhe te shëndeti i syve. Kur flasim për humbjen në peshë, është i përdorshëm nëse kombinohet me lëngjet e tjera.
Mbi të gjitha është një recetë shumë e thjeshtë që mund ta përgatitësh në vetëm pak minuta.
Një tufë majdanozi
Një kokërr limon
1 mollë
Ujë
Përgatitja:
Shtrydh lëngun e limonit dhe në blender shto majdanozin, mollën dhe ujin. Përzieji për pak sekonda dhe lëngu është gati. Rekomandohet çdo mëngjes për pesë ditë. Më pas, bëj pushim 10 ditë dhe rinise edhe për pesë ditë të tjera.
Kujdes: Lëngu i majdanozit, kur përdoret flasim për humbjen në peshë, është i përdorshëm nëse kombinohet me lëngjet e tjera.