Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme shëndetësore - Insajderi
×
LifeStyle

Nëse hani shpesh akull, mund të vuani nga këto probleme shëndetësore

Insajderi
14 August 2024 - 13:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse keni qejf të shijoni një pije të ftohtë me kuba akulli në fund ose keni nevojë për gjëra të ftohta, sidomos në verë, dijeni se nuk jeni të vetëm

Të gjithë kemi ngrënë qoftë edhe njëherë të vetme në jetë akull, por dëshira e vazhdueshme për të mund të jetë shenjë e dy problemeve: anemisë dhe ankthit.

“Pagofagia është një gjendje në të cilën njerëzit ndiejnë nevojën për të përtypur ose ngrënë shpesh akull,” thotë instruktori i palestrës Chris Mohr, shkruan Woman’s World.

“Nuk është vetëm dëshirë për të ngrënë akull, por një nxitje e shpeshtë që mund të jetë tregues i anemisë apo problemeve me ankthin,” shton ai.

Kuptimi më i zakonshëm i dëshirës për akull është anemia ose mungesa e hekurit. Dietologia Michelle Routhenstein thekson se ky zakon mund të sinjalizojë se trupit tuaj i mungon hekuri ose lëndë ushqyese të tjera. Përtypja e akullit është një nga mënyrat e trupit për të përballuar këtë mungesë.

Nëse gjaku juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe, atëherë nuk transportohet mjaftueshëm oksigjen në të gjithë trupin tuaj. Dhe pa hekur, qelizat e kuqe të gjakut nuk mund të krijohen. Nëse po kërkoni të jeni të zënë me diçka ose të shmangni mendimet gjatë gjithë ditës, dëshira për akull është një mënyrë e thjeshtë për ta bërë këtë.

“Ndonjëherë, njerëzit e duan akullin si një mënyrë për të menaxhuar stresin ose ankthin. Akti i përtypjes së akullit mund të japë një efekt qetësues ose një shpërqendrim i përkohshëm,” thotë Routhenstein.

“Gjatë momenteve stresuese, dëshira për akull mund të veprojë gjithashtu si një gjendje rehatie psikologjike”, vijoi ajo.

Përtypja e akullit gjithashtu mund të shkaktojë probleme dentare

Akulli është i mirë kur ju duhet të qëndroni të hidratuar, por ky është përfitimi i vetëm i përtypjes së tij. Nuk ka kalori, nuk ka vlera ushqyese dhe jo vetëm mund të jetë shenjë e anemisë, por mund të dëmtojë edhe dhëmbët tuaj.

“Përtypja e shpeshtë e akullit mund të dëmtojë dhëmbët tuaj, të tendosë muskujt e nofullës dhe të rrisë ndjeshmërinë e dhëmbëve,” thotë instruktori Mohr.

Si mund ta ndaloni dëshirën për akull?

Para se gjithash, është e rëndësishme të kuptoni arsyet e këtij zakoni. Për njerëzit me anemi, rritja e sasisë së hekurit nëpërmjet dietës ushqimore mund të ndihmojë në pjesën e shëndetit tuaj, citon Anabel.

Ngrënia e mishit të kuq, pulës ose frutave të thata ndihmon në rritjen e nivelit të hekurit. Por, përfshirja edhe e ushqimeve krokante apo karotave në regjimin tuaj ushqimor, jep thuajse të njëjtën kënaqësi shqisore si akulli, por pa efektet negative të këtij të fundit. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark