Nëse keni presion të lartë të gjakut, sigurohuni të konsumoni këto ushqime - Insajderi
×
LifeStyle

Nëse keni presion të lartë të gjakut, sigurohuni të konsumoni këto ushqime

Insajderi
09 November 2020 - 08:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presioni i lartë i gjakut është një faktor rreziku që nuk ka ndonjë simptomë të veçantë, andaj duhet të monitorohet rregullisht.

Për të shmangur problemin e presionit të lartë të gjakut, duhet të hani ushqime me një përqindje të ulët kripe.

Dietologët paralajmërojnë se ju mund të luftoni edhe kundër kësaj sëmundje me ndihmën e tre mineraleve të fuqishëm: kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Ka ushqime dhe ilaçe natyrore që, në mënyrë parandaluese, na ndihmojnë të mbajmë presionin brenda kufijve normalë.

Këto shtatë ushqime janë të pasura vetëm me këto lëndë ushqyese:

Fasulet e bardha – Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kalciumit, magnezit dhe kaliumit, të cilat kanë një efekt të dobishëm në presionin e gjakut. Ju mund të hani fasule në formën e zierjeve, t’i shtoni në supa, sallata ose t’i përgatisni ato si pure.

Kos – Ky produkt qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe mineraleve të tjerë që kanë një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut. Filloni ditën me kos, por gjithashtu përdoreni atë për të përgatitur salcë sallate me pak kalori dhe pjata me mish.

Kivi – Përveç se është i pasur me vitaminë C, kivi do të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut. Është më mirë ta hani të freskët, mundësisht në sallata frutash.

Pjeshkat – Përmbajnë shumë vitamina dhe minerale ushqyese të mira për shëndetin e njeriut. Do të ishte më mirë t’i hani të freskëta ose të përgatisni lëngje prej tyre.

Banane – Me një banane do të plotësoni 12 për qind të nevojave ditore për kalium. Kjo frutë ekzotike është gjithashtu një aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër stresit. Kur banania bëhet e errët dhe pjekur, nuk keni pse ta hidhni. Ngrijeni dhe do të merrni një ëmbëlsirë të ftohtë.

Lakër e gjelbër dhe brokoli

Këto perime me gjethe quhen superushqim pasi kanë shumë antioksidues të vlefshëm dhe në të njëjtën kohë shumë pak kalori. Lakra e njomë hahet më mirë si sallatë ose në formë të zier. Gjithashtu, 100 gramë brokoli do të plotësojë 6 për qind të nevojave ditore për kalcium, 8 për qind për magnez dhe 14 për qind për kalium. Kjo perime është gjithashtu e pasur me antioksidues që ruajnë shëndetin, andaj duhet patjetër të përfshihet në meny sa më shpesh të jetë e mundur.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark