×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse Kosova është kusht, BE-ja nuk ka pse të na pranojë”

    Insajderi
    15 February 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti serb Tomislav Nikolic shpreson që njohja e Kosovës të mos jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE në të kundërtën shteti i tij nuk do të bëhet pjesë e kësaj organizate fare, raporton Insajderi.

    Në një prononcim për televizionin serb B92 presidenti serb tha se nëse ekziston ky kusht atëherë nuk ka pse BE të kërkojë futjen e Serbisë në atë bashkësi.

    “Nëse njohja e Kosovës është një kusht për anëtarësimin tonë në BE atëherë nuk ka pse të na pranojë. Ne do të vazhdojmë negociatat me Prishtinën por nëse në kapitujt e negociatave thuhet se çështja e njohjes dhe shumë të tjera do të zgjidhen në përputhje me legjislacionin e Prishtinës atëherë do të jetë e vështirë për rrugën tonë në gjetjen e një zgjidhjeje”, tha presidenti serb.

    Sipas tij, si në rastin e krizës së refugjatëve po tregon se sa e brishtë është BE-ja, kur vjen puna tek marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Po tregon në njërën anë, një ndikim të madh në Serbinë dhe në tjetrën pafuqi para kërkesave të palës së Prishtinës, kjo është një situatë e ndërlikuar dhe më shqetëson”, shtoi më tej Nikoliq.

    I pyetur rreth Gjykatës Speciale dhe vendimeve që mund të dalin nga kjo gjykatë që do të gjykojë krimet e luftës të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, ai nuk u shpreh shumë i sigurt në kriteret që do vendosën.

    “Unë kurrë nuk kam parë një gjykatë që ka gjykuar Serbët, Shqiptarët apo Kroatët nga të njëjtat kritere. Kështu që nuk jam shumë i sigurt”, deklaroi Nikoliç.

    Ajo që sipas tij e bënë të pasigurt rreth një gjykimi të drejtë të krimeve të luftës nga Gjykata Speciale është dënimi i padrejtë i Oliver Ivanoviqit, politikanit serb nga veriu i Kosovës i cili është shpallur fajtor për krime lufte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark