Insajderi
Lajme

“Nëse Murat Jashari dëshiron të bëhet president, duhet ta heqë flamurin e Shqipërisë nga varrezat e Jasharëve”, Spahiu nxit reagime

Insajderi
06 January 2026 - 23:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nëse Murat Jashari dëshiron të bëhet president, duhet ta heqë flamurin e Shqipërisë nga varrezat e Jasharëve”, Spahiu nxit reagime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nexhmedin Spahiu, analist, ka thënë në “Pressing” të T7, se nëse jo Vjosa Osmanin, Albin Kurti ka edhe variante rezervë për këtë postin e presidentit, duke përmendur Murat Jasharin.

Por, ai tha se për të marrë aprovimin nga SHBA-ja, Murati Jashari duhet nga flamuri kuq e zi të kalojë në flamurin e Kosovës.

“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, tha Spahiu.

Pas kësaj deklarate pati reagime në studion e Pressingut.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark