Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës.
Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.
Ai ka thënë për Zeri.info se nuk mundet Evropa të veprojë me dy standarde.
“Kjo punë shkon në mënyrë reciproke dhe ne do të veprojmë në të njëjtë mënyrë. Nuk mundet Evropa të veprojë me standarde të dyfishta, ndryshe për serbët ndryshe për shqiptarët”, tha Musliu.
Tutje Musliu tha se, nëse serbët kërkojnë ndarje, sipas tij ku janë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. /Insajderi.com