×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nëse të thonë në tualet me shku me hanger m**, ti ki me shku”, detaje shokuese të dhunës ndaj gruas nga drejtori Riza Murati

    Insajderi
    19 April 2024 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës  i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin e trafikimit me njerëz.

    Në mars të këtij viti, në Policinë e Kosovës ai është dënoncuar rasti për “dhunë në familje” nga bashkëshotja e tij. Pas hetimeve, ndaj drejtorit, Riza Murati gjykata ka lëshuar një urdhër mbrojtës si masë mbrojtje ndaj viktimës- bashkëshortes së Riza Muratit.

    Sipas urdhrit të mbrojtjes, Riza Murati e ka të ndaluar që t’i afrohet L. Muratit në distancë prej 50 metrash në ambiente publike dhe në 100 metra nga vendbanimi i saj.

    Ai nuk mund të ta ngacmojë atë, shqetësojë, kërcënojë, përndjek apo edhe ta vëzhgojë atë dhe personat në marrëdhënien familjare me të. Ky urdhër mbrojtjeje ka kohëzgjatje prej 12 muajsh.

    KlanKosova.tv ka siguruar pjesë të deklaratës ku L. Murati ka treguar se si është ushtruar dhuna ndaj saj.

    “Dëgjo mirë çka po të thom, prej nesër ty ta ndaloj punën dhe tani e tutje je në urdhrat e nanës dhe babës tem dhe nëse këta të thonë në tualet me shku me hanger m** ti ki me shku, edhe të ngrehi zhag dhe ti e din që kjo nuk është shpija jote, ti je e fisit tjetër e nëse nuk të pëlqen të qëndron në këto urdhra, qysh sot çu e hup jashtë”, ka deklaruar L. Murati t’i ketë thënë Rizai, gjatë një diskutimi që kishte nisur për një “përgatitjeje hallveje”, ku kishin qenë të përfshirë edhe prindërit e kapitenit të policisë.

    Pjesë e deklaratës së Lumnije Muratit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark