Insajderi
Lajme

Nesër bllokohet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për shkak të punimeve

Insajderi
05 June 2026 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër bllokohet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë për shkak të punimeve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prishtinë ka njoftuar se nesër, më 6 qershor 2026, rruga “Fehmi Agani” do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim nga ora 08:00 deri në 16:00.

Sipas drejtorit Leutrim Retkoceri, ky bllokim vjen si pasojë e punimeve që po zhvillohen për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik, një investim ky që synon përmirësimin e infrastrukturës së Kryeqytetit.

Komuna u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative dhe të respektojnë me kujdes sinjalizimin e vendosur në terren.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark