“Nesër do të bëhet zhvarrimi”- Familjari i Liridona Ademajt flet për Insajderin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nesër do të bëhet zhvarrimi”- Familjari i Liridona Ademajt flet për Insajderin

    Insajderi
    03 December 2023 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liridon Ademaj, familjari i së ndjerës Liridona Ademaj, ka konfirmuar se trupi i motrës së tij do të zhvarroset nesër.

    Ademaj këtë e ka konfirmuar shkurtimisht për Insajderin, duke thënë se kanë pranuar vendimin për këtë dhe se  procesi i ri-varrimit do të bëhet nga ora 14:00.

    Familjarët e Liridona Ademaj kanë bërë kërkesë tek prokurorja Besa Limani për zhavrrosjen dhe rivarrosjen e trupit të së ndjerës.

    Në dokumentin që ka siguruar Insajderi nga familjarët e Liridonës, kërkohet që varrimi të mbetet krejtësisht privat.

    “Kërkojmë nga ju që të na mundësoni që trupin e vajzës tonë Liridona Ademja ta zhvarrosim dhe ta rivarrosim në fshatin Rracaj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”.

    “Përmes policisë të na siguroni privatësi të plotë dhe kërkojmë që pamjet e varrimit të mbesin krejtësisht private”, thuhet në dokument. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark