Insajderi
Lajme

Nesër do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani

Insajderi
30 October 2025 - 20:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit në Dardani
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nesër do të jetë e mbyllur përkohësisht gjysma e tunelit, rrugës nga segmenti që shpie drejt shkollës “Xhemajl Mustafa” deri te hyrja e tunelit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Komuna e Prishinës ka njoftuar se mbyllja bëhet për shkak të zhvillimit të aktiviteteve kulturore të organizuara nga “Kultura House”.

“Për nevoja teknike dhe për sigurinë e qytetarëve, do të mbyllet përkohësisht gjysma e tunelit/rrugës, nga segmenti që shpie drejt shkollës ‘Xhemajl Mustafa’ deri te hyrja e tunelit, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri pas përfundimit të aktivitetit dhe pastrimit të hapësirës publike. Pjesa tjetër mbetet e lirë për qarkullim. Aktivitetet kulturore do të nisin nga ora 20:00, me performanca muzikore dhe artistike duke sjellë një atmosferë festive në Dardani”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark