Duke filluar nga nesër e përgjatë tërë verës, pishina e Gërmisë do të jetë e hapur për vizitorët.
Kjo u konfirmua edhe përmes një komunikate për media.
“Në vitin 2014 pishina e Gërmisë nuk ka qenë e hapur si pasojë e punimeve por këto punime u tejzgjatën dhe si rezultat edhe viti 2015 ishte funksional vetëm për një periudhë të shkurtër, ndërsa këtë vit pas një pune dhe përkushtimi do të hapet me 11 qershor”, thuhet në njoftim.