×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër ka seancë të Kuvendit të Kosovës

    Insajderi
    09 March 2016 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Seanca e parë e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjes së Hashim Thacit president i vendit pritet të mbahet nesër në ora 10.

    Kryesia e Kuvendit ka vendosur që në këtë seancë të trajtohet 18 pika, kryesisht shqyrtime të projektligjeve.

    Mbajtja e seancave të Kuvendit të Kosovës është bërë sfidë që nga viti i kaluar, kur tri partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë filluar të hedhin gaz lotsjellës.

    Për këtë arsye, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë sot Kuvendit afër 300 mijë euro për blerje të një detektori të veçantë për të parandaluar futjen e gazit lotsjellës në ambientet e kuvendit.

    Ky është rendi i ditës për seancën e nesërme:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore,
    14. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,
    15. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,
    16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
    17. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
    18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark