Nesër në Kuvendin e Kosovës do të kërkohet përsëri të miratohet rezoluta për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajn.
Në këtë rezolutë gjithashtu do të kërkohet edhe ndërprerja e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë deri në lirimin e Haradinajt dhe spastrimi e listave të kërkuar nga Serbia.
Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se nesër pritët që miratimi i kësaj rezolute e cila do të jetë si pik e parë e rendit të ditës.
“Nesër shpresoj se do të jenë unik te gjithë deputetët në inicimin e rezolutës për Ramush Haradinajn ku do të kërkojmë pezullimin e bisedimeve me Beogradin deri sa të lirohet nga paraburgimin dhe të bëhet spastrimin e listave të kërkuar padrejtësisht nga Beogradi”, ka thënë Lekaj
Mbështetje kësaj rezolute i ka dhënë menjëherë edhe partneri i saj i koalicionit Nisma për Kosovën.
“Edhe Nisma për Kosovën e mbështet rezolutën për Ramush Haradinajn”, ka thënë Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën.
Edhe më herët një rezolutë e tille ku kërkohej lirimi i Ramush Haradinajt dhe ndërprerja e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë ishte sjellë në Kuvend e Kosovës por nuk kishte arritur të miratohet.
Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë me 4 janar të këtij viti me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia./Insajderi.com