Nesër mbahet seancë për murin në veri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër mbahet seancë për murin në veri

    Insajderi
    22 December 2016 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së nesërme do të flasë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me murin mbi urën e Lumit Ibër në Mitrovicë.

    Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në seancën e stome për buxhetin ka thënë se kryeministri ka propozuar që nesër të mbajë seancë për murin në veri, në ora 15:00.

    Deputetët e kanë përkrahur propozimin për mbajtjen e kësaj seance, vetëm 4 deputet ishin kundër.

    Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, që fillimisht ka thënë se kjo çështje të diskutohet sot, është pajtuar që kjo të mbetet për nesër, në seancën e pasdites.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark