Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen tre komisione parlamentare.
Fillimisht në ora 11:00, pritet të mblidhen dy komisone, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ndërsa në ora 13:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës 2025.