Insajderi
Lajme

Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, mësohet rendi i ditës

Insajderi
18 October 2026 - 23:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nesër mblidhet kryesia e Kuvendit, mësohet rendi i ditës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhje të hënën, duke filluar nga ora 11:00, ku do të shqyrtojë disa çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe përgatitjet për seancën e ardhshme plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Ky komision do të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër pozita në bordin e RTK-së: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Në mbledhje do të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.

Kryesia do të diskutojë gjithashtu procesverbalet e mbledhjeve të mëparshme dhe atë të seancës së fundit plenare. Në rend dite janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark