Organizata mjedisore “Let’s do it Kosova” është duke vazhduar me aktivitetet e tyre për vetëdijesimin për mbrojtjen e mjedisit, të cilat po karakterizohen me pastrimin e vendeve të ndryshme nëpër Kosovë.
Nesër vullnetarët e iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, do të realizojnë aksion pastrimi në lokacionin “Rruga e vjetër e Shkupit” Veternik, afër Spitalit Amerikan, duke filluar nga ora 10:00.
Ky aksion do të realizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, kompaninë menaxhuese të deponive në Kosovë dhe Kompaninë e ndërtimit ‘VZ’, e cila ka ofruar makinerinë për largimin e mbeturinave.
Presim që aksionit t’i bashkohen edhe banorët e asaj zone, në mënyrë që ta eliminojmë në tërësi atë deponi ilegale të mbeturinave. Janë shprehur organizatorët e Let’s do it Kosova”.