Nesër shumë ngrohtë, maksimalet deri në kaq gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër shumë ngrohtë, maksimalet deri në kaq gradë

    Insajderi
    15 April 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot shumë i ngrohtë e kryesisht me diell po parashihet ditën e mërkurë të mbretëroj në vend. Temperaturat maksimale pritet të shënojnë vlera prej 23C e 25C, apo deri në 26C lokalisht. Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C.

    Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 4-10m/s. Përgjatë rajonit nga Shqipëria maksimalet arrinë vlera prej 30C.

    Mot shumë i ngrohtë po mbetet ditën e enjte, me maksimale deri në 24C e 27C lokalisht. Vranësirat fillojnë të shtohen, e me kalimin në ditën e premte, gjatë natës rrebeshe shiu do të përfshinë vendin me kalimin e një sistemi frontal që shoqërohen edhe me bubullima. Më pas gjatë ditës do të ketë sërish më shumë diell, e temperaturat pësojnë një rënie të lehtë në 18C. Në fundjavë intervale më të gjata me diell parashihen ditën e shtunë, e të dielën do të ketë shtim të vranësirave, por pa të reshura. Maksimalet mbesin të larta deri në 20C e 21C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 12C. Frynë erë kryesisht nga jugu e juglindja, të enjten me hove deri në 15m/s./Mendimi për motin


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark