Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paralajmëruar përmes rrjeteve sociale, se nesër pasdite do t’i jepet lamtumira e fundit aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.
Nga ora 11:30 është bërë thirrje për t’u mbledhur para Bibliotekës Kombëtare, nga ku do të nisë ‘Marshi për Astritin’, i cili do të përfundojë tek Sheshi Skënderbeu.
Ndërkohë nga ora 13:30, në Teatrin Kombëtarë do të mbahet mbledhje komemorative.
Varrimi i Deharit do të bëhet në ora 14:00 në varrezat e fshatit Zllatar afër Matiqanit.