Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se ushtria do të vazhdojë luftën me Hamasin derisa ky grup terroristësh të shkatërrohet.
Në një komunikatë zyrtare, Netanyahu është shprehur të mërkurën se objektiv është edhe lirimi i të gjitha pengjeve dhe mbarimi i kërcënimeve nga Gaza.
“Ne nuk do të ndalojmë se luftuari derisa t’i arrijmë të gjitha objektivat që ia vendosëm vetes: të eliminojmë Hamasin, t’i lirojmë pengjet tona dhe të ndërpriten kërcënimet nga Gaza”, ka thënë ai, raporton BBC.
Kujtojmë se, luftimet në Gaza po vijojnë që nga 7 tetori kur Hamasi sulmoi civilë izraelitë në një koncert. Ushtria izraelite gjendet në Gaza për të mbajtur nën kontroll situatën.
Sulmet ndaj objekteve ku dyshohet se gjenden terroristë të Hamasit po vazhdojnë. Një ditë më parë, të paktën 45 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore.