Insajderi
Insporti

Neuer fantastik përkundër moshës 40-vjeçare, shpallet lojtari i ndeshjes

Insajderi
07 April 2026 - 23:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Neuer fantastik përkundër moshës 40-vjeçare, shpallet lojtari i ndeshjes
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Portieri 40-vjeçar i Bayern Munich, Manuel Neuer, pati një përformancë të jashtëzakonshme sot përballë Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Neuer pati disa pritje ndaj goditjeve të Vinicius dhe Mbappe, duke ia siguruar kështu bavarezëve fitoren e parë pas 25 vitesh në “Santiago Bernabeu”, shkruan Insajderi.

Për këtë përformancë, ai mori trofeun e lojtarit të ndeshjes nga UEFA Champions League.

Bayern Munich triumfoi me rezultat të ngushtë prej 1-2 kundër Real Madridit, teksa gjithçka pritet të përcaktohet në “Allianz Arena” në rundin e dytë të çerekfinales. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark