×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Nevojiten 27 deputetë”- Tahiri jep detaje për opinionin për aplikimin e Kosovës në KE

    Insajderi
    17 March 2024 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së në Kuvendin e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se Kosovës i nevojiten 27 deputetë të votojnë në Komitetin për Barazi dhe jo-diskriminim çështja e aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Tahiri këtë e ka thënë me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa ka shtuar se në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës nevojiten 2/3-at e votave, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Jam rrugës për Paris, ku si anëtar në Komitetin për barazi dhe jo-diskriminim në kuadër të Këshillit të Evropës do të diskutojmë çështje tematike të Komitetit por edhe do të kam takime rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshill”, ka shkruar ai.

    “Dy momente janë me rëndësi në këto javë. Takimi që do të mbahet më 27 mars 2024 i Komisionit për Politikë dhe Demokraci. Ky takim është i jashtëzakonshëm me pikën e vetme, aplikimin e Kosovës. Raporti duhet të votohet me 1/2, pra 27 deputetë duhet të votojnë në Komitet dhe të dergohet në seancën plenare në PACE për votim. Në Asamblenë Parlamentare kërkohen 2/3 e votave”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark