New York Times rrezikon të dënohet pasi publikoi taksat e Trump-it – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    New York Times rrezikon të dënohet pasi publikoi taksat e Trump-it

    Insajderi
    02 October 2016 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    The New York Times ka publikuar taksat e kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të vitit 1995 ku shihet se miliarderi kishte deklaruar humbje prej 916 milionë dollarësh me qëllim që t’u ikë taksave për 18 vjetët e ardhshme.

    Por me këtë veprim New York Times rrezikon të dënohet, sepse me ligjet federale amerikane ndalohet publikimi i paautorizuar i taksave të dikujt, shkruan The Washington Post.

    Sipas ligjit, nuk është e lejueshme për asnjë person fizik, apo juridik, të publikojë informata të taksave të dikujt pa u autorizuar fillimisht.

    Thyerja e këtij ligji sipas ligjeve amerikane dënohet me një shumë prej 5000 dollarësh, ose me pesë vjet burgim, apo të dyja këto bashkë, duke i shtuar këtu edhe dëmshpërblimin e personit të dëmtuar.

    Gjithsesi, kjo duket se nuk paraqet shqetësim për udhëheqësit e New York Times.

    Vet Dean Baquet, Drejtori Ekzekutiv i gazetës pati thënë ditë më parë në një vizitë të tijën në Harvard se do të rrezikonte edhe të futej në burg, por asgjë nuk do ta ndalet për të publikuar taksat e Trump, nëse do t’ kishte ato.

    trump

    Baquet kishte deklaruar se edhe nëse avokatët e gazetës do ta këshillonin që të mos e bënte, ai do të kundërshtonte, sepse, sipas tij, një informacion i tillë është jetik për interesin publik, pasi që “e tërë kampanja e miliarderit është e ndërtuar në atë se si ai është biznesmen shumë i suksesshëm”.

    Është ende e paqartë nëse në kohën derisa fliste Baquet tashmë veç i kishte dokumentet dhe Times ishte duke punuar në to, apo jo.

    Tani duhet të pritet nëse Trump do të fillojë një proces gjyqësor kundër New York Times.

    Por, për një lajm të tillë shumë media të tjera e jo vetëm Times do të rrezikonin ballafaqimin në gjyq.

    Madje edhe Bob Woodward i Washington Post që ishte në panel bashkë me Baquet në ligjëratën në Harvard, pati deklaruar se edhe ai do të pranonte të shkonte në burg, vetëm e vetëm që të publikonte taksat e Trump-it.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark