‘The New York Times’: Serbia kërcënon Kosovën me luftë pas ndalimit të trenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘The New York Times’: Serbia kërcënon Kosovën me luftë pas ndalimit të trenit

    Insajderi
    16 January 2017 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta prestigjioze amerikane ‘The New York Times’, ka shkruar për trenin serb i cili të shtunën u ndal nga autoritet kosovare.

    Ajo ka shkruar se një tren i Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, është ndalur në kufi me Kosovën, duke nxitur një krizë në Ballkan.

    Serbia akuzoi liderët e Kosovës të dielën se “duan luftë” dhe paralajmëroi se do të mbrojnë “çdo pëllëmbë” të territorit të saj, një ditë pasi që treni i dekoruar me simbole dhe flamuj ortodoks serbë, i cili u pengua nga hyrja e kombit fqinj, shkruan gazeta amerikane ‘The New York Times’.

    Ndërsa presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka lëshuar paralajmërimin e fundit pasi treni me pasagjerë, i pikturuar në ngjyrat e flamurit kuq, blu dhe të bardhë serbe, është penguar nga Kosovë, ku qeveria e Nikoliçit pretendon se serbët janë nën kërcënim nga shqiptarët e Kosovës, vazhdon shkrimin NYT.

    “Ne jemi një vend i cili ka për të mbrojtur popullin e saj dhe territorin e saj”, përcjell deklaratën e Nikoliç, NYT, raporton Insajderi.

    Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka kontaktuar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për të shprehur shqetësimet e vendit të tij, shkruan NYT.

    “Koha e provokimeve, konfliktit dhe luftërat duhet t’i takojnë së kaluarës”, ka thënë Mustafa, duke shtuar se veprime të tilla janë “të papranueshme, veprime të panevojshme të cilat nuk kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, përcjell fjalimin e kryeministrit Mustafa gazeta amerikane.

    Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, sipas kësaj gazete, kanë filluar që nga paraburgimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë me një urdhër arrest nga Serbia.

    Kosova e ka quajtur këtë urdhër të paligjshëm dhe ka kërkuar nga Franca ta injorojë atë, ndërsa Serbia kërkon ekstradimin e Haradinajt për t’u përballur me akuzat për krime lufte, përfundon shkrimi i ‘The New York Times’./Insajderi.com

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=IBejspWN6tQ”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark