Insajderi
Lajme

Nexhat Krasniqit i shkon amaneti në vend, Drenoci i Malishevës bëhet me “mandatarin” e tyre

Insajderi
20 February 2025 - 13:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nexhat Krasniqit i shkon amaneti në vend, Drenoci i Malishevës bëhet me “mandatarin” e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nexhat Krasniqi, ish-kandidat i pavarur i Komunës së Malishevës, ankohej se Drenoci dhe disa fshatra të tjera nuk kishin mandatarin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi e cilësonte Drenocin, Astrazubin, Lladrovcin, Bellanicën e Kijevën “vatra të intelektualizmit”.

Gjithsesi, një kandidate nga Drenoci prej koalicionit “Kosova Fituese” duket se do të jetë pjesë e nomenklaturës së ardhshme, si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Arbreshë Krasniqi nga Drenoci i Malishevës ka marrë 10,824 vota në nivel vendi, me 90 për qind të votave të numëruara të kandidatëve për deputetë.

Krasniqi në Komunën e Malishevës është votuar 6,381 herë. Ndërkaq, në Drenoc është votuar 369 herë, si kandidatja e dytë më e votuar pas Fatmir Limajt. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark