Insajderi
Sport

Neymari i shpërfillë urdhërat e mjekëve të klubit, luan i lënduar dhe i dhuron fitoren Santosit

Insajderi
29 November 2025 - 14:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Neymari i shpërfillë urdhërat e mjekëve të klubit, luan i lënduar dhe i dhuron fitoren Santosit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Neymar Jr bëri një rikthim mbresëlënës në fushë për Santos duke shkëlqyer në fitoren e tyre 3-0 ndaj Sport.

Pavarësisht se po vuan nga një dëmtim në menisk dhe se ishte këshilluar të mos luante fare futboll gjatë vitit 2025, ai vendosi të sfidonte urdhrat e mjekëve për t’u vënë në dispozicion të skuadrës.

Megjithatë, Neymar nuk tregoi asnjë shenjë mungese ritmi në ndeshje dhe madje hapi serinë e golave për ekipin e tij.

Pas një kundërsulmi të shpejtë nga skuadra, topi iu dha anësorit brazilian – i cili goditi fuqishëm në rrjetë në minutën e 26-të.

Në minutën e 67-të, Neymari asistoi për golin e shënuar nga Joao Schmidt.

Pas ndeshjes, Neymar foli për gjendjen e tij fizike pavarësisht dëmtimit në menisk, duke thënë: “Fizikisht jam mirë, ndiej që po përmirësohem dita ditës. Ky dëmtim është i trishtueshëm dhe i bezdisshëm, por nuk është diçka që do më ndalojë. Do të jem patjetër edhe në ndeshjen e radhës”.

Ai më pas frymëzoi Santosin drejt një fitoreje të madhe që i ndihmoi të ngjiten në vendin e 15-të të tabelës së Serie A braziliane, katër pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark