“Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër”, rikthehet në vëmendje intervista e Gjestit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Nga 1-10 jam 11 i egër në shtrat, kam provuar të hidhem nga kati i tretë me çadër”, rikthehet në vëmendje intervista e Gjestit

    Insajderi
    14 February 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi Gjesti është kthyer pa dyshim në fenomenin më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Me personalitetin e tij unik dhe sjelljen e drejtpërdrejtë, ai ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke u bërë një nga protagonistët kryesorë të spektaklit.

    Tashmë, çdo lëvizje e tij brenda shtëpisë kthehet në lajm dhe fansat janë gjithnjë e më kureshtarë për të mësuar më shumë rreth tij.

    Në rrjetet sociale, së fundmi ka nisur të qarkullojë një video e vjetër, në të cilën reperi shfaqet duke dhënë intervistën e tij të famshme “60 sekondëshe” për Prive.

    Në këtë intervistë, Gjesti ka dhënë përgjigje të shkurtra dhe të drejtpërdrejta, që kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje stilin e tij të veçantë.

    Kur u pyet për kuptimin e emrit të tij artistik, ai tha se e quan veten “Gjesti” për shkak se bën gjeste. Gjithashtu, kur iu kërkua ta vlerësonte veten në shtrat nga 1 deri në 10, ai tha pa hezitim: “1 i egër”.

    Një tjetër detaj që ka ngjallur reagime ka qenë rrëfimi i tij për gjënë më të çmendur që ka bërë ndonjëherë. Ai tregoi se një herë kishte provuar të hidhej nga kati i tretë me çadër. Ndërsa, në një pyetje provokuese mbi eksperiencat e tij në marrëdhëniet intime, ai u përgjigj pa komplekse se ka qenë pjesë e një tresheje seksuale.

    Rikthimi i kësaj interviste ka shtuar edhe më shumë interesin e publikut për Gjestin, i cili duket se po përjeton kulmin e famës së tij gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark