Insajderi
Lajme

Nga 20 korriku polisa e sigurimit mund të blihet online

Insajderi
09 July 2016 - 12:52
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Kryetari i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve Rrahim Pacolli, ka njoftuar se bashkatëdhetarët nga data 20 korrik mund të paisen me polisën e sigurimit përmes internetit.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ku janë dakorduar për këtë lehtësim në fushën e polisave të sigurimeve, pasi që diaspora ka pasur  vazhdimisht problem me pritjet e gjata në kufi për të marrë polisën e sigurimeve gjatë periudhës së pushimeve.

“Që nga 20 korriku, e hënë, shqiptarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark